Vllaznia ndërpret me marrëveshje kontratën me Ivor Weitzer

194

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Ivor ëeitzer për ndërprerjen përpara afatit të kontratës dypalëshe të firmosur në gushtin e këtij viti.  KF Vllaznia falenderon futbollistin për atë çfarë ka dhënë gjatë kësaj periudhe të aktivizimit të tij me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Vendimi për ndërprerjen e kontratës, ka qenë i përbashkët dhe kuptohet që secila i ka uruar sukses njëra- tjetrës në vazhdim.