Vllaznia në përgatitjet e fundit për ndeshjen me Teutën

271

Ditën e sotme, ekipi i Vllaznisë ka vijuar me procesin stërvitor teksa paradreke, futbollistët kanë punuar në palestër ndërsa pasdite kanë zbritur në fushën e stërvitjes për të vijuar me programin tekniko-taktik. I vetmi futbollist që nuk ka mundur dot të stërvitet me grupin e lojtarëve ka qenë mesfushori Krymi që ka një shqetësim muskular dhe për këtë arsye është lënë pushim nga ana e stafit mjekësor. Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen së dielës. Trajneri Gjoka ka folur krejt shkurt para skuadrës në fillim të stërvitjes dhe më pas, bashkë me ndihmësit e tij, Tafajn, Poloskën e Osmanin, kanë vijuar me programin e stërvitjes. Gjendja psikogjike e futbollistëve duket shumë e mirë dhe të gjithë janë optimist për sfidën e rradhës me Teutën. Nesër paradreke ekipi do të zhvillojë edhe një seancë të fundit në fushën sportive “Reshit Rusi” këtë herë dhe më pas, do të niset drejt Durrësit.
© vllaznia.al