Vllaznia, nesër miqësore me Tërbunin, të shtunën me Tiranën

209

Ekipi i Vllaznisë do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë kësaj jave. Të parën do ta luajë nesër (e mërkurë) ndaj Tërbunit dhe të dytën ditën e shtunë ndaj Tiranës. Të dyja këto miqësore do të zhvillohen në Shkodër. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit shkodran Armir Grima i cili ka thënë: “Miqësoret janë të nevojshme për ne në këtë periudhë sepse stafi drejtues kërkon të testojë gjendjen e skuadrës apo dhe formën e ndonjë futbollisti që është bashkuar sëfundi me kontigjentin aktual. Besoj se si miqësorja me Tërbunin ashtu edhe ajo me Tiranën do të na shërbejnë mjaft. Ndeshja e nesërme ndaj ekipit pukjan do të nisë në orën 15.00. Sa për fushën ku do të luhet, me shumë mundësi, do jetë në fushën sportive “Reshit Rusi”. Ka patur edhe një ide për ta luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” por ngaqë filluan reshjet e shiut dhe drejtuesit e klubit kanë dëshirë ta ruajnë gjendjen e fushës së këtij impianti sportiv. Vllaznia gjatë kësaj jave ka zhvilluar një stërvitje intensive teksa si të hënën ashtu edhe të martën, ajo ka zhvilluar nga dy seanca në ditë. Pavarësisht se faza përgatitore po zhvillohet në Shkodër, futbollistët dhe stafi drejtues duken të motivuar për të bërë më të mirën në këtë periudhë që të përgatiten ashtu si duhet për gjysmën e dytë të sezonit.
© vllaznia.al