Vllaznia niset drejt Vlorës pa kapitenin por me objektiv fitoren

227

Ekipi i Vllaznisë është nisur sot në orën 14.30 drejt qytetit të vlorës ku do të kalojë mbrëmjen në pragndeshjen e nesërme me Flamurtarin. Kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e fundit paradreke dhe më pas kanë nisur udhëtimin. Gjërat nuk është se shkojnë krejt mirë tek skuadra jonë. Kapiteni Beqiri nuk do jetë në dispozicion të stafit drejtues për këtë ndeshje për shkak të dëmtimit megjithatë është rikthyer Gocaj i cili pas problemeve që ka patur, është bashkuar me skuadrën dhe ka udhëtuar drejt Vlorës por ende nuk dihet nëse do ta nisë nga minuta e parë këtë ndeshje apo jo. Duke folur në lidhje me takimin e nesërm, trajneri Canaj është shprehur: “Kemi një përballje mjaft të vështirë. Ne jemi përgatitur këto ditë dhe natyrisht që do të kërkojmë pikët maksimale. Për mendimin tim në lojë janë të tre rezultatet. Unë do të vlerësoja me  notat maksimalen ekipin kundërshtar. Ne jemi të bindur për të hyrë në këtë takim, vetëm për tre pike. Ne në asnjë takim nuk futemi për të marrë një pikë, pasi kjo është ajo që unë I kërkoj ekipit. Unë kam besim tek ekipi do të dijë të marrë më të mirën e mundshme në këtë përballje kundrejt këtij kundërshtari. Flamurtari është përherë një kundërshtarë I vështirë për ne në fushën e vet. Natyrisht që është pozitive që të rikthehem në pankinë, para një takimi të tillë. Mund të them se për një trajner është e vështirë që të mungojë në një takim dhe natyrisht që e kam mirëpritur bëjmë të gjithë bashkë më të mirën në mënyrë  që të kalojmë me sukses këtë përballje. Para këtij takimi do të ndikojnë shumë edhe mungesat që kemi. Na mungojnë Beqiri dhe Rexha, por duhet thënë se kemi një farë optimizimi pasi në seancën e sotme është rikhtyer Gocaj. Do të shikoj gjendjen e këtij lojtari dhe më pas do të vendos nëse do të jetë I gatshëm për këtë takim. Dëmtimet që kanë shoqqëruar këtë periudhë skuadrën natyrisht që nuk janë positive. Megjithatë shpresoj se lojtarët e tjerë do të dinë që të tregojnë vlerat e tyre më të mira, pasi sicc e kam thënë diferencat mes lojtarëve nuk janë të mëdha”, -ka deklaruar tekniku I kuqeblu, Agim Canaj. Kësisoj gjërat janë të qarta. Vllaznia kurrsesi nuk duhet të humbasë në Vlorë.
© vllaznia.al