Vllaznia për femra fiton thellë, 7-1 me Juban Danjën

309

Mes Vllaznise dhe Juban Danjës nuk do jetë mesa duket më rivaliteti I dy sezoneve të fundit në futbollin e femrave. Këtë gjë e ka treguar më së miri rezultati I ndeshjes të së shtunës për kampionat në mes këtyre dy ekipeve kur Vllaznia ka fituar thellësisht me rezultatin 7-1. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e dytë të kampionatit dhe është zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Interesant është fakti se për të mbështetur Vllazninë në të parin prezantim të saj me këtë emër në fushën e lojës, kanë qenë të pranishëme dhe grupimi I tifozëve “Vllaznit Ultras” I cili e ka mbështetur fuqimisht gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes ekipin e Vllaznisë. Për rrjedhojë ky ekip I drejtuar nga trajneri Selami Pepaj e ka dominuar lojën gjatë gjithë takimit dhe nuk e ka patur të vështirë të fitojë, madje me një rezultat të thellë, 7-1. Golat për ekipin shkodran janë shënuar nga Berisha, Doçi 2, Tula, Govori dhe Gruda 2 gola ndërsa golin e vetëm për ekipin e Juban Danjës e ka shënuar Paula Jaku. Në këtë mënyrë, Vllaznia pas javës së dytë të kampionatit, ka arritur të sigurojë dy fitore dhe udhëheq renditjen me pikë të plota- 6 duke u rikonfirmuar edhe njëherë si pretendentja kryesore për titullin kampion. Sa I takon Juban Danjës, largimi I disa titullareve duket se e ka dobësuar shumë atë dhe në sezonin e ri ky ekip me shumë mundësi nuk do të pretendojë për titullin kampion. Në kushte të tilla Vllaznia duket se rival do ketë vetëm ekipin Tirana As megjithatë skuadra e presidentit Lazër Matija me siguri që do të dijë të tregojë vlerat e veta duke u shpallur për herë të katërt kampione e vendit.

© vllaznia.al