Vllaznia për femra, një fitore dhe një barazim në Champions League

205

Vllaznia në futboll për femra po bën një paraqitje mëse të shkëlqyer në edicionin e këtij v iti të Champions Leagua. Ajo ka fituar ndeshjen e parë ndaj skuadVllaznia në futboll për femra po bën një paraqitje mëse të shkëlqyer në edicionin e këtij viti të Champions Leagua. Ajo ka fituar ndeshjen e parë ndaj skuadrës kampione të Ishujve Faroe të Islandës Kl Klaksvik me rezultatin 2-1 me gola të shënuar nga Suada Jashari dhe Megi Doçi ndërsa sot ka barazuar 0-0 ndaj skuadrës më të fortë të grupit, kampiones së Qipros, Apollon Limasol. Ndeshja e sotme ka qenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi dhe shpresat për kalim të turit ekzistojnë. Ndonëse epërsia ka qenë në anën e vajzave qipriote duhet thënë se portierja e Vllaznisë Apostolaki nuk ka patur shumë punë. Në anën tjetër, sulmuesja kuqeblu Ana Baro ka patur rastin më të mirë të ndeshjes në pjesën e dytë teksa e vetme përballë portieres kundërshtare nuk ka arritur dot të shënojë. Megjithatë edhe me barazim gjërat duken në rregull për vajzat e presidentit Lazer Matija. Ky i fundit ka shpjeguar se tashmë shanset për kalimin e turit ekzistojnë. Një fitore e mundshme e Vllaznisë edhe në ndeshjen e tretë ndaj kampiones vendase të Lituanisë Gintra, do të thoshte që me 7 pikë, aq sa mund të ketë edhe Apollon, të pretendojë kalimin e turit si skuadra e dytë më e mirë. Kujtojmë që në turin tjetër të Champions Leagua kalojnë skuadrat e para të 8 skuadrave dhe 2 skuadrat më të mira të renditura në vendet e dyta. ëndërra kësisoj vazhdon megjithatë Vllaznia e ka fituar bastin e saj. Ka treguar se mund të ballafaqohet e barabartë me skuadrat europiane ndonëse ky futboll ka vetëm pak vite që luhet.
www.vllaznia.al