Vllaznia s’reziston dot në Kukës. Mundet 1-2 nga vendasit

226

Vllaznia ka pësuar një tjetër humbje, të katërtën rradhazi teksa pasditen e sotme është mundur me rezultatin 2-1 në Kukës nga  skuadra vendase. Ndeshja ka nisur me disa ndryshime në formacion  nga ana e trajnerit Raineri që I pakënaqur nga forma e disa futbollistëve kishte vendosur t’I linte ata në stol. Ka vepruar kështu me portierin Selimaj, Hajdarin dhe me Krujën ndërkohë që edhe Soza e ka nisur sërish nga stoli. Në vend të tyre janë portieri Kampironi, Pjeshka, Dibra dhe Marku. Do të jetë pikërisht ky I fundit që në fakt do të shënonte shumë shpejt për Vllazninë. Në minutën e 5-të ai ka goditur saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Ky gol u duk se do t’I jepte krahë shkodranëve por nuk do të ndodhte kështu. Në minutën e 11-të pas një topi të goditur nga Pejiç, ai grushtohet nga portieri Kampironi por për fat të keq, aty është gjendur mbrojtësi Beqiri që e ka dërguar atë në rrjetën e portës së tij. Barazim 1-1. Në minutën e 28-të Pejiç kroson në qendër të zonës për Zeqirin që krejtësisht I zbuluar godet saktë me kokë dhe shënon golin e dytë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat. Në të dytën Vllaznia ende ka shpresë për barazim megjithatë planet do prishen kur Baci në minutën e 70-të do të merrte kartonin e kuq duke e lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak. Megjithatë kuqeblutë do tentojnë deri në fund për barazimin por nuk ia dalin dot. Përfundimisht Kukësi fiton 2-1.

© vllaznia.al