Vllaznia U-16 e pandalshme. Arrin edhe fitoren e 11-të në kampionat

204

Një tjetër ekip i Akademisë tonë vazhdon rrugën e suksesit. Bëhet fjalë për atë të 16 vjeçarëve i cili ndonëse ka një moshë më të vogël nga të gjithë ekipet e tjera të këtij kampionati, po dominon mbi to jo vetëm me lojë por edhe me rezultate. Në ndeshjen e rradhës,Vllaznia U-16 ka fituar me rivalen e saj kryesore, ekipin e Shkodrës të cilin e ka mundur me shifrat 2-0.Formacioni i ekipit tonë në këtë takim ka qenë ky: Harusha, Amuli, Çomo, Krymi, Peku, Torishta, Mali, Kerjota, Osmani, Gjurkaj dhe Zefi. Janë aktivizuar edhe Kola e Rroji. Autor i të dy golave ka qenë sulmuesi Gjurkaj në minutat 75 dhe 78. Kjo ka qenë fitorja e 11-të e këtij ekipi në 12 ndeshje të luajtura teksa udhëheq me meritë renditjen e kampionatit dhe natyrisht që një ecuri e tillë e bën atë të mos heqë dorë nga vendi i parë deri në fund të kampionatit. Vllaznia U-16 nën drejtimin e trajnerëve Nefail Zhejani dhe Denis Zmijanej është duke bërë një punë shumë të mirë dhe janë në rrugë të mbarë drejt shpalljes kampion këtë sezon.

 

www.vllaznia.al