Vllaznia U-16 katër ndeshje- tre fitore, të gjitha në transfertë

180

Ekipi Vllaznia U-16 që merr pjesë në Ligën Amatore- Zona e Tiranës, po bën një paraqitje të mirë në kampionat. Në katër javët e para, ai ka arritur tre fitore dhe vetëm një humbje në ndeshjen e parë. Interesant është fakti se të gjitha takimet ky ekip i ka luajtur në transfertë, në kryeqytet dhe një ecuri e tillë sigurisht që është për t’u përgëzuar. Të mos harrojmë se futbollistët e këtij ekipi janë të një ditëlindje më të vogël sesa kundërshtarët e tyre. Megjithatë trajneri Alban Volumi ka ditur që të punojë mirë me këtë ekip dhe po merr frutet e saj me rezulatet që po arrin. Në ndeshjen e parë ndaj Akademisë së Futbollit Dinamo, skuadra ka qenë e paorganizuar ashtu siç duhet dhe ka bërë disa gabime të vogla, prej të cilave ka humbur 3-2. Golat për Vllazninë në këtë ndeshje u shënuan nga Freskido Vajushi dhe Sabian Kolbuçaj. Formacioni me të cilin luajti skuadra në këtë ndeshje ishte ky:
Bajri, Kruja, Ceka,Radovani (Shabani), Çela, Vajushi, Brojaj, Dyca (Tahiraga), Kraja (Bega), Kolbuçaj, Pirrza (Kushi).
Në ndeshjen e dytë, atë të luajtur po në Tiranë ndaj Shkëndisë A,Vllaznia ka fituar me rezultatin 3-1. Golat u shënuan nga Ditmir Dyca, Brent Brojaj dhe Sabian Kolbuçaj. Formacioni me të cilin luajti skuadra në këtë takim ishte ky:
Bajri, Kruja, Ceka, Radovani, Çela (Bega), Shabani (Rexha), Kraja (Kushi), Dyca, Brojaj, Vajushi, Kolbuçaj (Pirrza).
Në ndeshjen e tretë, Vllaznia U-17 është ndeshur me Tirana B U-17 në kryeqytet dhe ka fituar 2-0 me gola të Suel Krujës dhe Arber Krajës. Formacioni i kësaj ndeshje ka qenë ky:
Bajri, Kruja (Bega), Ceka (Ethemi), Radovani, Çela (Kushi), Shabani (Kaçubaj), Kraja, Brojaj, Vajushi, Dyca, Kolbuçaj (Pirrza).
Në ndeshjen e katërt, Vllaznia U-17 është ndeshur me ekipin Don Bosko B dhe ka fituar me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Freskido Vajushi dhe Ditmir Dyca. Në këtë mënyrë pas katër javësh, skuadra e drejtuar nga trajneri Volumi ka grumbulluar 9 pikë. Këtë javë ajo do luajë sërish në Tiranë ndaj Dinamos
© vllaznia.al