Vllaznia U-16 merr fitoren e rradhës. Kryeson e vetme renditjen

224

Një tjetër ekip i Akademisë Vllaznia vijon rrugën e suksesshme drejt shpalljes kampion. Bëhet fjalë për ekipin U-16 i cili ndonëse ka në përbërje të tij të një datëlindje më të vogël (ai merr pjesën në kampionatin e kategorisë U-17) po bën një paraqitje shumë të mirë në kampionatin e sivjetëm. Në shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani, ka arritur po kaq fitore duke mbajtur vendin e parë në renditje. Fitorja e fundit ka qenë ajo e arritur sot ndaj ekipit Don Bosko me rezultatin e thellë 4-0. Një dominim absolut i kuqebluve të drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani, e kjo ka sjellë edhe fitoren e thellë. Dy prej golave të kësaj i ka shënuar futbollisti Gjurkaj ndërsa dy të tjerët kanë patur për autorë Dedën dhe Mesulin. Gara vazhdon megjithatë duket e sigurtë se edhe ky ekip do të jetë kampion i Ligës Amatore për Zonën e Veriut. Një tjetër tregues ky i punës shumë të mirë që bëhet tek Akademia Vllaznia ku jo vetëm nuk mungojnë rezultatet pozitive por edhe evidentimi i lojtarëve cilësorë.

© vllaznia.al