Vllaznia U-19 e nis me humbje në “Uefa Youth League” por ka ende shpres

217

Skuadra jonë e 19 vjeçarëve pavarësisht se është munduar të japë maksimumin në debutimin e saj në Europë, nuk ia ka dalë të marrë një rezultat pozitiv në takimin e parë kualifikues ndaj FC Zimbru, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kishinau të Moldavisë. Ajo është mundur me rezultatin 1-3 por sigurisht që kemi ende shpresa për kualifikim në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Loro Boriçi” më 18 tetor. Takimi ka nisur mirë me një lojë të barabartë deri në minutën e 23-të kur Stina ka shënuar një gol shumë të bukur për vendasit me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Edhe e dyta nis jo keq për Vllaznia U-19 por një gabim në mbrojtje në minutën e 77-të do t’i jepte mundësinë Dontu të shënonte golin e dytë për FC Zimbru. Gjërat do të shkonin edhe më keq kur tre minuta më vonë, Iurasco me kokë do të shënonte edhe golin e tretë. Por, për fat kuqeblutë tanë në minutën e 86-të do të fitonin një 11-metërsh të cilin e kthen në gol Pusi. Përfundimisht 3-1 për moldavët megjithatë asgjë nuk ka përfunduar. Pas tre javësh në Shkodër mund të ndodhë përmbysja. Tashmë stafi dhe futbollistët tanë e njohin kundërshtarin dhe padyshim që do të tentojnë deri në fund kualifikimin.
FC Zimbru- Vllaznia 3-1
FC Zimbru: Popovici, Iapara, chisca, Furtuna, Dontu (Murovanii 82′), Nagornii (Postica 76′), Scoarta (Graur 91′), Mirzac, Bogaciuc, Iurasco, Stina. Tr: Valeriu Androniç
Vllaznia U-19: Qarri, Lekaj, Hysenaj, Shima, Miloti, Smajli, Rahova, Pusi, Brahimi, Palushani (Stafa 81′), Fikaj (Qadarku 53′). Të gatshëm Kartula, Sekja, Mehja, Boriçi, Gruda. Tr: Luan Zmijanej
Shënues: Stina 23′, Dontu 77′, Iurasco 80’/ Pusi 86′ (11-m)
Arbitër: Zamen Hovhannisyan (Armeni)
Kartona të verdhë: Nagornii, Bogaciuc/ Hysenaj, Miloti, Brahimi

© vllaznia.al