Vllaznia U-19 fiton 1-0 miqësoren ndaj Buduçnostit në Podgoricë

272

Ecuria pozitive e 19 vjeçarëve shkodranë ka vazhduar edhe në ndeshjet miqësore. Kështu, ditën e premte Vllaznia U-19 e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani ka zhvilluar një takim miqësor në Podgoricë me Buduçnostin. Ndeshja është zhvilluar në kompleksin e klubit më të njohur malazez dhe është fituar nga shkodranët me rezultatin 1-0. Golin e vetem te ndeshjes per Vllaznine e ka shenuar Rahul Çokaj.Ata kanë treguar vlera ndaj kundërshtarit duke treguar se jo vetëm në Shqipëri por edhe në ballafaqimet me moshatarët e tyre fqinjë, janë dominues. Sa per kujtese, kjo ndeshje eshte drejtuar nga nje treshe gjyqtaresh shkodrane me kryesor Agron Kastratin.

Po këtë ditë, një miqësore ka zhvilluar edhe ekipi i 17 vjeçarëve të Vllaznisë i drejtuar nga trajnerët Alban Hasani dhe Alban Noga. Ata nuk janë ndeshur me Buduçnostin por me kombëtaren e 17 vjeçarëve të Malit të Zi që kishte në përbërje të tyre elementë shumë të spikatur. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur 2-0 për malazezët ndërkohë që pas ndërrimeve të shumta të bëra nga trajnerët e Vllaznisë, rendimenti i skuadrës ka rënë dhe për rrjedhojë kundërshtari ka shënuar edhe 4 gola të tjerë. Në këtë mënyrë e gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 6-0 për kombëtaren e Malit të Zi megjithatë më shumë sesa rezultati është që futbollistët e rinj shkodranë të përballen dhe të shkëmbejnë përvojë me moshatarët e tyre malazezë. Përballjet e fundit janë zhvilluar në kuadrin e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston në mes klubit Vllaznia, atij të Buduçnostit dhe gjithë futbollit malazez në përgjithësi.

www.vllaznia.al