Vllaznia U-19 fiton 5-1 ndaj Portos në javën e katërt të kampionatit

99

Java e katërt e kampionatit kombëtar në futboll për moshat, ka dhuruar një fitore të Vllaznia U19 ndërkohë që ajo U17 është mundur. Të dy ekipet shkodrane kanë luajtur në Lezhë ndaj kundërshtarëve respektivë të Portos. Sfida e të rinjve ka dhuruar shumë emocione. Kjo sepse ndodh rradhë në futboll një përmbysje e tillë në këto përmesa. Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Portos dhe interesant është fakti se deri në minutën e 81-të kanë qenë lezhjanët që udhëhiqnin rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Djala në minutën e 40-të.

Rezultati do të barazohej nga sulmuesi Akileo Ndreca në minutën e 81-të dhe po ky futbollist do të shënonte një gol tjetër dy minuta më vonë duke kaluar në avantazh Vllaznia U19. Kaq do të mjaftonte sepse në fushë do ishte më pas vetëm skuadra shkodrane që do të shënonte edhe tre gola të tjerë. Përkatësisht nga Samuel Asllani në minutën e 84-të, Muhamedin Lisaj në minutën e 89-të dhe Uheid Hoxha në minutën e 90-të. Me këtë fitore Vllaznia është ngjitur në kuotën e 9 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në renditje pas Partizanit që ka një pikë më shumë. Ndërkohë, pas dy fitoreve rradhazi, ekipi i 17 vjeçarëve të Akademisë Vllaznia është ndalur ditën e djeshme në ndeshjen e javësë së katërt, atë që ka luajtur në Lezhë ndaj Portos. Kjo e fundit ka fituar me rezultatin 1-0 falë golit të shgënuar që në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 30-të nga Klaus Leka. Pësimi i këtij goli e ka gjetur të papërgatitur ekipin shkodran që është munduar të reagojë por i ka munguar finalizimi. Trajneri Bizi në pjesën e dytë ka kryer disa zëvendësime me qëllim rritjen e forcës goditëse por sërish pa sukses. Përfundimisht 1-0 për Porton që me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 10 pikëve duke ndarë vendin e parë me Tiranën. Vllaznia U17 ndërkohë ka mbetur në kuotën e 6 pikëve pas katër javësh dhe është e pozicionuar në vendin e katërt.
© vllaznia.al