Vllaznia U-19 kampione e Shqipërisë 5 javë para fundit të kampionatit

273

E nëse një titull kampion ka mbërritur tashmë në Shkodër, ai I futbollit të femrave për ekipin e Vllaznisë, një tjetër titull bëhet gati të mbërrijë. Bëhet fjalë për futbollin e të rinjve, aty ku ekipi Vllaznia U-19 ndonëse duhen edhe 5 javë për të përfunduar kampionati, e ka siguruar matematikisht titullin kampion. Një arritje e madhe kjo për këtë ekip I cili ka patur një ecuri të shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit duke mos njohur asnjë humbje në 25 ndeshje të luajtura. Ditën e djeshme, Vllaznia U-19 duhej të luante ndeshjen e rradhës në Shkodër me ekipin e Besës por ky I fundit nuk është paraqitur dhe për rrjedhojë shkodranët do të marrin fitoren 3-0 në tavolinë. Me këtë trepikësh, skuadra e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani dhe Nikolin Leka, e ka çuar në 15 pikë diferencën me ekipin e vendit të dytë- Partizanin, dhe kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur deri në fund, Vllaznia është matemakisht kampione e vendit për sezonin 2013-2014. Një paraqitje shumë të mirë në kampionat është duke bërë edhe Vllaznia U-17. Ajo ka mundur dje me rezultatin 2-0 ekipin e Besës së Kavajës. Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Alban Hasani dhe Alban Noga, kanë shënuar nga një gol për çdo pjesë loje me anë të Rajçeviç dhe Vecajt dhe në këtë mënyrë kanë arritur të marrin një trepikësh me vlerë. Me të, ata kanë forcuar pozitat e tyre në vendin e dytë në renditje duke treguar se janë në rrugë të mbarë edhe ato.Në këtë mënyrë ekipet e Akademisë Vllaznisë përveçse fitojnë tituj, arrijnë të dhurojnë lojëra të bukura në çdo ndeshje, duke evidentuar edhe lojtarë cilësorë që mund t’I shërbejnë ekipit të parë në të ardhmen duke përmbushur misionin e tyre kryesor.
© vllaznia.al