Vllaznia U-19 mund 1-0 Shkëndinë dhe përforcon kreun

215

Sfida në mes dy prej ekipeve të kreut të renditjes në kampionatin U-19, ajo në mes Vllaznisë dhe Shkëndisë së Tiranës, është mbyllur me fitoren 1-0 të ekipit. Një gol i shënuar në pjesën e dytë me autor Dycën, i ka dhënë kuqebluve të trajnerit Beqiri një trepikësh shumë të rëndësishëm ndaj njërit prej rivalëve të tyre. Ndeshja ka qenë shumë e luftuar. Rastet nuk kanë munguar për të dy ekipet megjithatë, në fund ka fituar skuadra më e mirë. Vllaznia U-19 me këtë fitore vazhdon të jetë në vendin e parë në renditje teksa ka arritur deri tani që në pesë javë kampionat të fitojë katër ndeshje dhe të barazojë vetëm një. Me 13 pikë të grumbulluara, ky ekip konsiderohet që tani një nga favoritët për titullin kampion këtë sezon. Megjithatë objektivi primar i drejtuesve të Akademisë dhe atyre të klubit, është që futbollistët e këtij ekipi të mësohen të luajnë bukur futboll dhe të bëhen gati për ekipin e parë.Ndërkohë, Vllaznia U-17 pavarësisht përpjekjeve të saj, nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Shkëndisë së Tiranës dhe takimi mes tyre është mbyllur në barazim 0-0 ndonëse rastet për të dy ekipet nuk kanë munguar. Edhe me këtë barazim, ky ekip vazhdon të ndodhet në vendet e para në renditje.

© vllaznia.al