Vllaznia U-19 mund Dinamon me golin e Dycës dhe shpallet “kampione dimri”

220

Vllaznia U-19 vazhdon serinë e fitoreve. Ajo ka arritur sot fitoren e 12-të në 15 javë kampionat teksa ka edhe 3 barazime dhe asnjë humbje. “Viktima” e rradhës ka qenë Dinamo. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani kanë mundur 1-0 blutë e ardhur nga kryeqyteti. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga mesfushori Denis Dyca në minutën e 33-të të ndeshjes. Me fitoren e sotme ekipi është ngjitur në kuotën e 39 pikëve duke qenë tashmë plot 8 pikë larg Shkëndisë së Tiranës që është në vendin e dytë dhe 9 pikë larg Partizanit që mban vendin e tretë. Të dy këto ekipe kanë humbur në takimet e sotme dhe në këtë mënyrë Vllaznia U-19 duket e sigurtë në rrugën e saj drejt titullit kampion pavarësisht se drejtuesit e saj nuk nxitohen në të tilla objektiva. Ajo është shpallur sot zyrtarisht “kampione e dimrit”. Për drejtuesit e rëndësishme është që skuadra të rrisë çdo ditë e më shumë mënyrën e të luajturit.
Vllaznia U-17 ndërkohë është mundur me rezultatin 0-1 nga Dinamo. Goli për miqtë është shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. Loja e zhvilluar nga ekipi shkodran nuk ka qenë ajo e duhura. Me humbjen e sotme, ai ka mbetur sërish në kuotën e 25 pikëve të grumbulluara pas fazës së parë të kampionatit.
© vllaznia.al