Vllaznia U-19 nuk arrin të kualifikohet, mundet edhe në ndeshjen e dytë

217

19 vjeçarët shkodranë nuk ia kanë dalë të vazhdojnë ëndërrën e tyre europiane në “Uefa Youth League”. Ata janë mundur 2-4 në ndeshjen e kthimit të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” përballë 2 mijë tifozëve të pranishëm. Takimi ka nisur më mirë për miqtë të cilët kalojnë në avantazh që në minutën e 11-të por Vllaznia U-19 nuk u ndal. Ajo barazoi fillimisht me anë të Pusit në ’23 dhe pastaj falë të një autogoli kaloi në epërsi në minutat e fundit të pjesës së parë. Kjo pjesë u mbyll 2-1 dhe kjo krijoi bindjen dhe idenë se rezultati i ndeshjes së parë edhe mund të përmbysej. E dyta nis në sulm për kuqeblutë por pikërisht atëherë kur nuk duhej, ata janë ndëshkuar me golin e dytë dhe ky ka mjaftuar që shpresat e Vllaznia U-19 për kualifikim të marrin fund. Miqtë kanë përfituar nga kjo dhe kjo ka bërë që të shënojnë edhe dy gola të tjerë dhe përfundimisht 4-2. Shkodranët në këtë mënyrë i japin fund kësaj aventure të parë të një ekipi shqiptar në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar. Por gjithsesi ka qenë një përvojë që ia ka vlejtur.

© vllaznia.al