Vllaznia U19 mundet 1-3 në Kazakistan por ka ende shpresa për kualifikim

75

Vllaznia U-19 është mundur 3-1 në ndeshjen e parë të “Uefa Youth League” në Kazakistan ndaj skuadrës vendase FC Astana.Ndeshja nuk ka nisur mirë për ekipin tonë. Që në minutën e 2-të mbrojtësi Lekaj në përpjekje për të larguar një top të rrezikshëm nga zona, ka penguar në mënyrë të parregullt sulmuesin kryesor të kundërshtarit, Prokopenko dhe arbitri i takimit ka akorduar 11-metërsh. Atë e ka marrë përsipër për ta gjuajtur vetë ky lojtar dhe e ka dërguar në rrjetë. Një fillim i keq që ka tronditur Vllazninë e cila pas tetë minutash do të ndëshkohej sërish. Dhe përsëri nga i njëjti lojtar- Prokopenko që dyfishon shifrat. Kuqeblutë janë munduar të reagojnë dhe tentojnë fillimisht me anë të Ndrecës dhe më pas me Qardakun e Palushanin dhe mundësitë për të shënuar i kanë patur, por janë penguar edhe nga portieri dhe nga shtylla e portës kundërshtare. Loja ka vazhduar në këtë mënyrë por Vllaznia nuk ka arritur dot të ngushtojë shifrat. Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-0 për vendasit. Edhe e dyta fillon në të njëjtën mënyrë, me shkodranët në sulm në kërkim të golit të parë por ndodh sërish e kundërta. Në minutën e 53-të Astana do të shënonte edhe golin e tretë me anë të Zhakipbayev. Kuqeblutë kanë provuar sërish dhe kanë arritur të godasin edhe dy herë të tjera shtyllat e portës së Astanës por pa shënuar dot. Ndërkohë
në minutën e 86-të mbrojtësi Elmir Lekaj do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht më pas merr edhe të kuqin duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak.Megjithate ne minuten e 90-te Qardaku do te shenonte golin e vetem per Vllaznine, nje gol qe u jep shprese kuqebluve per ndeshjen e kthimit. Përfundimisht 3-1 per Astanen.

© vllaznia.al