Vllaznia vazhdon të mendojë për të ardhmen. Firmosin tre lojtarë të tjerë të rinj

328

Ditët e fundit, drejtuesit e KF Vllaznia kanë firmosur tre kontrata të tjera me futbollistët e Akademisë. Bëhet fjalë për mbrojtësit Brendon Smajli e Serjan Repaj si dhe mesfushorin Emrah Fikaj. Ata kanë qenë sezonin e kaluar pjesë e ekipit U-19 ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre dhe për këtë arsye, drejtuesit kanë menduar që me to të firmosin kontrata afatgjata. Repaj do të vazhdojë të luajë me ekipin e të rinjve, Smajli ndërkohë është në dispozicion të trajnerit Lika me ekipin e parë ndërsa Fikaj për momentin është duke u stërvitur me ekipin B. Të tre këta elementë konsiderohen të perspektivës ashtu siç janë edhe Palushani, Lekaj e Shimaj që kanë firmosur edhe ato me parë me klubin.

© vllaznia.al