Vllaznia zhvillon të parën miqësore para kampionatit. Luan ndaj Veleçikut

311

Skuadra kuqeblu ka zhvilluar pasditen e sotme të parën ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Ajo është ndeshur me Veleçikun dhe në fund të takimit është arritur rezultati i barabartë 1-1. Vllaznia ka kaluar e para në avantazh me anë të mesfushorit Silvio Zogaj në minutën e 28-të. Gjatë pjesës së parë ka patur një dominim të futbollistëve shkodranë në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit. Në pjesën e dytë trajneri Lika u ka dhënë mundësinë e aktivizimit edhe disa futbollistëve të tjerë dhe niveli i lojës ka rënë disi. Për pasojë, Veleçiku ka barazuar rezultatin në minutën e 75-të me anë të Lamit. Sigurisht që në të tilla raste rezultati nuk është shumë i rëndësishëm sepse stafi teknik kërkon të që ndeshjet miqësore gjithmonë të jenë në shërbim të përgatitjeve për ndeshjet zyrtare.
Vllaznia: Sherri (Selimaj), Gocaj, Gurishta, Borshi (Isufi), Marku (Zeqaj), Lika (Pusi), Tafili, Krymi (Rajçeviç), Hajdari (Anthony), Bilali (Mehmedaj), Zogaj. Tr: H. Lika

© vllaznia.al