Vukçeviç e Nikoliç: Vllaznia me ne, do ketë pretendime të larta

212

Të kënaqur që kanë zgjedhur Vllazninë për të luajtur deri në fund të sezonit, janë shfaqur të dy futbollistët e sapoblerë nga kuqeblutë. I pari që ka folur në konferencën e sotme për shtyp ka qenë malazezi Nikolla Vukçeviç. “Unë jam i kënaqur që kthehem sërish pas 6 vitesh në Shkodër sepse kam përshtypjet më të mira për këtë skuadër dhe këtë qytet. Angazhohem të jap më të mirën time që ajo, jo vetëm të mos rrezikojë rënien por të shohë për më lart në renditje si dhe të pretendojë sa më shumë në kupë. E kam ndjekur Vllazninë në dy miqësoret e fundit gjatë kësaj periudhe, atë me Tiranën dhe me Çelik. Kam parë që në rradhët e tyre ka lojtarë të mirë dhe prandaj të gjithë sëbashku do të shohim për të arritur objektivat që ajo ka”. Ai ka qenë i shoqëruar nga menaxheri i tij Aleksander Shunjeviç dhe kuptohet që kanë qenë të kënaqur me kontratën e ofruar nga kuqeblutë. Pas Vukçeviç ka folur mesfushori serb Milan Nikoliç. 30 vjeçari ka provuar të luajë edhe në Gjirokastër me Luftëtarin sezonin e kaluar por tashmë e ka të qartë se tek Vllaznia do jetë krejt tjetër gjë. “E di që Vllaznia është një klub me shumë histori në futbollin shqiptar. Sapo më telefonuan nga ky klub dhe më thanë nëse kisha dëshirë të luaja për ta, menjëherë thashë “po”. DO mundohem të bëj më të mirën dhe jam shumë i bindur se ka për të ndodhur kështu”- ka thënë mesfushori serb.
© vllaznia.al