Xhevahir Sukaj rikthehet në shtëpi. Sulmuesi firmos për Vllazninë

199

Vllaznia bën realitet përforcimin e parë në merkaton e janarit. Ashtu siç pritej, firma e parë e hedhur në kontratë ka qenë ajo e sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj. Lojtari pak minuta më parë ka firmosur kontratën e re bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi, kontratë që e lidh atë me klubin tonë deri më 31 maj të këtij viti.Natyrisht ardhja e një lojtari të tillë me shumë vlera, do të jetë një plus i madh per skuadren ne gjysmës së parë të kampionatit. Sukaj do të udhëtojë bashkë me ekipin nesër drejt Ulqinit për të vijuar me përgatitjet për nisjen e ndeshjeve zyrtare të këtij viti.

© vllaznia.al