Zyrtare: Vllaznia kalon nën administrimin e kompanisë “Gea Sport”

190

Klubi Vllaznia që prej ditës së sotme ka kaluar në duart e kompanisë zviceriane “Gea Sport”. Mes palëve është firmosur kontrata e bashkëpunimit e cila do të ketë një afat dyvjeçar, me të drejtë shtrirje edhe për një të tretë. Paraditen e sotme për këtë arsye është zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe e Këshillit Bashkiak Shkodër ku ka marrë pjesë edhe presidenti I kompanisë zviceriane Roberto Nava, përfaqësuesi ligjor Ardian Grabova, trajneri Baldo Raineri dhe disa avokatë të kësaj kompanie. Në fillim ka qenë kryetari I Bashkisë Shkodër Lorenc Luka ai që ka shpjeguar para të pranishmëve arritjen e marrëveshjes duke menduar se ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme për Vllazninë në këto momente. “Jemi munduar të bëjmë zgjedhjen e duhur për Vllazninë dhe kemi shumë besim për këtë gjë”- ka thënë ai. Pas tij është ftuar të flasë para këshilltarëve presidenti I kompanisë zviceriane “Gea Sport” Roberto Nava që e ka krahuar marrjen e Vllaznisë njëlloj si marrjen e Juventusit në Itali. ” Të marrësh Vllazninë është si të marrësh Juven në Itali. Mendoj se është arritur një marrëveshje interesante, e cila po merr edhe miratimin e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, e për këtë unë dua të falenderoj kryebashkiakun, juristët, kolegët e mi të cilët po negociojnë që nga muaji mars. Do mundohemi te ndertojmë një staf profesionist. Ato nuk kanë paketën magjike në dorë por premtojnë të bëjnë më të mirën e mundshme për Vllazninë që ajo të ngjitet në nivelet që I takon”- ka thënë ndër të tjera Nava.Në këtë mënyrë nga dita e sotme, Vllaznia do të ketë drejtues të rinj. Ato vijnë në Shkodër me projekte të mëdha dhe duhet t’I presim që këto premtime t’I mbajnë për të realizuar atë që gjithë tifozët e kësaj skuadre dëshirojnë.
© vllaznia.al