Zyrtare: Vllaznia- Laçi luhet të hënën në “Reshit Rusi”

220

Tashmë është zyrtare. Ndeshja e javës së shtatë të Superligës, ajo në mes Vllaznisë dhe Laçit, do të luhet ditën e hënë në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Spostimi i zhvillimit të ndeshjes nga stadiumi në këtë fushë është bërë në bashkëpunim dhe mirëkuptim me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka vendosur të ndërhyjë në tapetin e stadiumit edhe pas zhurmës që u bë në pragndeshjen me Spanjën në mënyrë që të rregullohet gjendja e tij dhe të bëhet gati për ndeshjet e ardhshme. Sigurisht që KF Vllaznia nuk ishte kundër kësaj ndërhyrje sepse kuptohet që edhe ajo ka interesin e saj që gjendja e fushës të jetë sa më e mirë sepse edhe skuadra jonë do t’i zhvillojë ndeshjet e saj në vazhdim aty. Për këtë arsye, jemi duke marrë të gjitha masat që të organizojmë ashtu si duhet ndeshjen me Laçin në fushën “Reshit Rusi”, me shpresën e marrjes së fitores së dytë në këtë kampionat.

© vllaznia.al