11-metërshi, një makth i vërtetë për futbollistët e Vllaznia U-19

412

Shënimi nga pika e bardhë e 11-metërshit është kthyer në një makth të vërtetë mesa duket për futbollistët e ekipit Vllaznia U-19. Për ta vërtetuar këtë gjë mjafton të përmendim faktin se ata kanë humbur plot tre 11-metërsha të akorduar nga gjyqtarët në favor të tyre. Historia e humbjes së tyre ka nisur javën e kaluar në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Flamurtarit kur Vllaznia ka fituar të drejtën e një 11-metërshi dhe trajneri Luan Zmijani ia ngarkoi atë mbrojtësit Denis Pjeshka, për të shfytëzuar qetësinë dhe saktësinë e tij. Në fakt ai gaboi por kjo gjë nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes sepse pavarësisht kësaj penalltie të humbur shkodranët fituan pastër 3-0. Krejt ndryshe situata ditën e djeshme në ndeshjen e rradhës që ky ekip zhvilloi në Pogradec. Në fillim të ndeshjes, Vllaznia fitoi të drejtën e një 11-metërshi. Trajneri ia ka caktuar ekzekutimin e tij një mbrojtësi tjetër, pikërisht Ardenis Gurishtës por edhe ai ka gabuar. Vendasit ndërkohë shënuan po nga pika e bardhë, ndërsa në pjesën e dytë Vllaznia ka fituar një tjetër 11-metërsh. Këtë herë trajneri Zmijani ngarkoi mesfushorin Arlind Kalaja për ta gjuajtur por edhe ky ka gabuar. Në fund vetëm një gol i Çinarit i ka dhënë një pikë Vllaznisë por në fakt, ajo ka humbur dy të tjera nga mosshënimi dot nga distanca e 11-metrave. Diçka e pazakontë në fakt megjithatë ka ndodhur. Prandaj stafit drejtues të kësaj skuadre i del për detyrë të punojë jo pak edhe në këtë aspekt për të përmirësuar “shënjestrën” e lojtarëve të saj.
© vllaznia.al