Agim Canaj: Gabimet me Skënderbeun dhe Teutën i kemi lënë pas

146

Tekniku Agim Canaj është i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat në miqësoren e sotme ndaj Adës, ku i ka dhënë mundësinë të gjithë futbollistëve të tregojnë vlerat e tyre. Në një prononcim për gazetarët pas kësaj miqësoreje, ai ka folur edhe për situatën pas humbjes së fundit me Teutën, analizën e bërë por edhe për ndeshjen e rradhës me Kastriotin. Ja intervista e plotë e trajnerit të skuadrës sonë:

 

Profesor sot zhvilluat një takim kundër Adës. Sa ju vlejti kjo miqësore?
Normale që vlejti sepse unë aktivizova më shumë grupin e lojtarëve që janë aktivizuar më pak në këto 7 javë. Djemtë që kanë luajtur më shumicën e takimeve janë aktivizuar afro  30 minuta. Megjithatë unë krijova një bindje të qartë për djemt që do të aktivizoj në takimin me Kastriotin. Megjithatë kam krijuar një  bindje për skuadrën që do të jetë në fushë në takimin me Kastriotin. Për mendimin tim e kaluara shkon dhe tani mbetet për t’u diskutuar e ardhmja . Pikërisht takimi I radhës me Kastriotin.
Keni nxjerrë mësimet e duhura për takimet e ardhshme?
Normalisht kemi nxjerrë mësimet e duhura. Kemi analizuar me DVD ato gabime të cilat janë vënë re në takimin e fundit. Ato ishin të tillë që unë e kam thënë edhe pas takimit me Teutën, të cilat janë bërë nga mungesa e eksperiencës por edhe individuale pa përjashtuar atë si repart. Unë shpresoj shumë tek kontigjenti që kemi dhe që të bëjnë rikuperimin e duhur të gabimeve tona në takimin me Kastriotin.
Do të ketë ndryshimi në formacionin e parë?
Do të shikojmë  deri nga fundi I javës. Për ndryshimet që do të bëhen, pasi në repartin e mbrojtësi  janë vërejtur  edhe më shumë problematike në këto takimet e fundit. Do të shikojmë edhe gjendjen e lojtarëve dhe të shikojmë edhe ndonjë problem të mundshëm që mund të kemi edhe gjatë kësaj jave. Shpresoj që të mos kemi dëmtime që mund të ndikojnë negativisht në përgatitjet tona për këtë takim.   
Pra ndërhyrjet do të jenë vetëm në mbrojtje?
Mbrojtja është pika nevralgjike deri tani. Ne nuk kemi lojtarë me diferenca të mëdha. Në 7 takime kemi krijuar një stabilitet në mesfushë dhe në sulm. Tani mbrojtja mbetet edhe pika nervlargjike. Pikërisht këtu edhe duhet të shikojnë për të bërë ndërhyrjen e duhur. Nuk do të kem lëvizje të shumta sidomos në lëvizjen e pozicioneve të lojtarëve. Megjithatë do të shikojmë për të bërë ndërhyrjet e duhura për të korrigjuar pikërisht aty ku edhe kemi gabuar në takimet e fundit.  
© vllaznia.al