Akademia Vllaznia, dy barazime në miqësoret me Mlladost të Podgoricës

225

Ekipet e Akademisë Vllaznia kanë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera miqësore me bashkëmoshatarë të tyre nga Mali i Zi. Kështu, 17 dhe 19 vjeçarët shkodranë janë ndeshur me ekipet e Mlladost të Podgoricës, ndeshje që janë zhvilluar në kompleksin sportiv në të hyrë të kryeqytetit malazez. Ndeshja e parë e zhvilluar ka qenë ajo në mes ekipeve të të rinjve. Vllaznia e drejtuar nga trajneret Luan Zmijani dhe Nikolin Leka, ka luajtur mirë megjithatë nuk ka arritur dot të fitojë prandaj i gjithë takimi është mbyllur në barazim 0-0. Kujtojmë që një javë më parë, ky ekip luajti një tjetër miqësore, atë rradhë me Buduçnostin dhe fitoi ndaj tij me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes së 19 vjeçarëve, ka nisur ajo e 17 vjeçarëve. Skuadra e drejtuar nga trajnerët Alban Hasani dhe Alban Noga, ka luajtur më mirë se në takimin e kaluar me kombëtaren e kësaj moshe të Malit të Zi. Mlladost ka shënuar në pjesën e parë që është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të tij. Në pjesën e dytë, loja e ekipit shkodran ka ardhur duke u përmirësuar dhe për rrjedhojë ka ardhur edhe goli i barazimit me anë të Fangajt. Në këtë mënyrë i gjithë takimi është mbyllur në barazim 1-1. Këto dy miqësore kanë qenë të fundit për dy ekipet e Akademisë Vllaznia, në prag të nisjes së fazës të dytë të kampionatit. Kjo fazë do të nispikërisht të dielën e ardhshme teksa këto dy ekipe do të presin në Shkodër ekipet e Teutës së Durrësit.

© vllaznia.al