Akademia Vllaznia, dy fitore të thella ndaj ekipeve të Dinamos

273

Me dy fitore I kanë mbyllur ndeshjet e javës së pestë të kampionateve kombëtare të moshave të Superligës ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato kanë luajtur këtë javë me ekipet respektive të Dinamos dhe ndeshjet janë luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. 17 vjeçarët e drejtuar nga Alban Volumi kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndërsa 19 vjeçarët e Samuel Nikajt kanë fituar me rezultatin 4-1. Takimi I parë ka qenë ai I paratërinjve. Rezultati është zhbllokuar shpejt me anë të Pusit që shënon golin e parë ndërkohë që më pas do shënoheshin edhe katër gola të tjerë, ku dy prej tyre mbajnë firmën e sulmuesit tjetër Hebaj, një prej Dycës dhe I fundit nga Pjerrza. Me fitoren e djeshme, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 7 pikëve duke qenë në mesin e tabelës së renditjes. Edhe në takimin e 19 vjeçarëve nuk ka patur shumë rivalitet. Shkodranët kanë dominuar gjatë gjithë kohës duke shënuar që në minutën e 10-të me anë të Becit dhe më pas Çinari ka dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në të dytën do të shënonin edhe dy sulmuesit, Kabuni e Blinishta nga një gol tjetër. Në fund të takimit, Kola për Dinamon do të shënonte golin e nderit por që nuk mjaftoi për asgjë sepse Vllaznia fitoi 4-1. Me këtë fitore, kuqeblutë ngjiten në kuotën e 15 pikëve me 5 fitore në po kaq ndeshje të luajtura dhe me golaverazhin prej 15 golash të shënuardhe vetëm 1 të pësuar.

© vllaznia.al