Akademia Vllaznia, dy fitore të thella në Fier ndaj Apolonisë

224

Edhe dy fitore të tjera për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato kanë zhvilluar ditën e djeshme ndeshjet e rradhës për kampionat teksa kanë qenë mysafire në Fier ku janë ndeshur me ekipet respektive të Apolonisë. Vllaznia U-17 ka fituar thellësisht 5-0 ndërsa Vllaznia U-19 ka fituar 6-2. Ndeshja e parë ka qenë ajo e paratërinjve. Shkodranët kanë dominuar lehtësisht ndaj kundërshtarit. Ka qenë mbrojtësi Kola ai që ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 10-të ndërkohë që më pas do të vinin edhe katër gola të tjerë me autor Hebajn, Vecajn me dy gola dhe Rajçeviç. Në këtë mënyrë me këtë fitore të thellë është mbyllur kjo ndehshje dhe Vllaznia është ngjitur në kuotën e 52 pikëve duke qenë sërish e dyta në renditje. Ndërkohë Vllaznia U-19 ndonëse tashmë është shpallur kampione, vazhdon të rregjistrojë të tjera fitore, madje me shifra të thella. Ajo ka fituar 6-2 ndaj Apolonisë dje. Protagonistë të golave në këtë ndeshje kanë qenë dy sulmuesit Kabuni dhe Çinari të cilët kanë shënuar nga dy gola secili. Dy të tjerët mbajnë firmën e Dhollës dhe të Cenit. Skuadra e drejtuar nga Luan Zmijani dhe Nikolin Leka pas javës së 26-të të kampionatit, është ngjitur në kuotën e 63 pkëve duke patur plot 19 fitore, 6 barazime dhe asnjë humbje. Shumë interesant golaverazhi i këtij ekipi, që ka shënuar 81 gola dhe ka pësuar vetëm 19. Shifra këto që tregojnë se jo vetëm e meriton titullin kampion por është një ekip që ka në përbërje të tij lojtarë vërtetë cilësorë.
© vllaznia.al