Akademia Vllaznia, një fitore dhe një barazim ndaj ekipeve të Internacionalit

225

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e prapambetura të javës së parë të kampionateve kombëtare të moshave, ato në mes ekipeve të Akademisë Vllaznia me ato të Internacionalit. Takimet janë luajtur në Pezë- Helmes të Tiranës dhe ekipi shkodran i 19 vjeçarëve ka arritur të fitojë 3-0 ndërsa ai i 17 vjeçarëve nuk ka shkuar më larg sesa barazimi 0-0. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy ekipet, ky takim nuk pati gola. Vllaznia U-17 pas dy ndeshjesh të luajtura ndodhet në kuotën e 4 pikëve. Sakaq, më e mirë ka qenë nisja e kampionatit për ekipin e të rinjve. Pas fitores 4-0 në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Laçit, sot ai ka fituar 3-0 ndaj Internacionalit. Golat për ekipin e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani janë shënuar Gruda, Lekaj dhe Qardaku. Përveç tre golave të shënuar, ekipi shkodran ka patur edhe shumë raste të tjera por që nuk janë konkretizuar.Ky ekip kryeson renditjen e kampionatit aktualisht dhe kuptohet që këtë vend do të kërkojë ta mbajë deri në fund.
© vllaznia.al