Ante Bulat, tek Vllaznia mbërrin edhe një mesfushor kroat për provë

216

Vazhdojnë ardhjet e futbollistëve për provë tek Vllaznia. Lojtari i rradhës që ka mbërritur mbrëmë në Shkodër ka qenë kroati Ante Bulat. Ai luan si mesfushor organizator dhe do të vihet menjëherë në testim nga ana e stafit drejtues kuqeblu. Bulat është i datëlindjes 06.01.1985 dhe ka dalë nga Akademia e Dinamos së Zagrebit. Pjesën më të rëndësishme të karrierën e ka patur tek ekipi tjetër kroat Shibenik ndërkohë që është aktivizuar edhe me Hrvatsk Dragovoljac. Bulat është 1.82 m i gjatë por kjo nuk e ka penguar të tregojë lëvizshmëri të madhe në mesfushë duke qenë gjithnjë pikë referimi në lojë për skuadrat ku ka luajtur. Paraditja e sotme ndërkohë do të jetë prova e parë për të teksa në orën 11.00 do jetë i pranishëm në testin e kontrollit që trajneri Canaj ka organizuar me skuadrën. Kjo do të thotë se në fund të këtij testi do të ketë një përgjigje si për të ashtu edhe për mbrojtësin serb Zoran Gajiç, mesfushori malazez Drazhen Ajkoviç dhe kosovarin Hysen Tahiri. Nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme tek Vllaznia të ketë të tjerë lojtarë që do vijnë për t’u provuar derisa të gjenden lojtarët për të cilët ka nevojë skuadra.
© vllaznia.al