Armando Duka rizgjidhet president. Fatbardh Jera anëtarë komiteti

124

Paraditen e sotme janë zhvilluar zgjedhjet e reja të strukturave të larta drejtuese të futbollit shqiqtar. Federata përkatëse në Asamblenë e rradhës ka zgjedhur presidentin dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Në garën për president nuk ka patur konkurrencë sepse presidenti aktual Armando Duka ka qenë i vetëm në garë dhe ka marrë sërish një numër shumë të madh votash duke u rivotuar. Gjatë asamblesë së përgjithshme të FSHF-s, u përzgjodhën njëkohësisht dhe nëntë anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, që i bashkëngjiten në këtë detyrë, Tahir Kastratit si President i Shoqatës së Arbitrave. Emrat e përzgjedhur pas votimit nga komisioni i ngritur me këtë rast, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti i Adës Alfred Pjetri, ishin edhe anëtarët e rinj Lufti Nuri, Bardhyl Minxhozi, Artan Hajdari, Arben Dervishaj, Edvin Libohova, Muhedin Targaj, Fatbardh Jera, Abdyl Kuriu dhe Vasil Bici ndërkohë që nuk u rizgjodh pas një periudhë 12-vjecare, Bujar Kasmi. Siç shihet, në listën e anëtarëve të rinj të Ekzekutivit, bën pjesë edhe ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare, Fatbardh Jera. Ai kësisoj do jetë një zë më shumë në mbrojtjen e të drejtave të futbollit shkodran. Përveç tij do jetë edhe një verior tjetër, lezhjani që ka qenë edhe trajner i Vllaznisë, Vasil Bici. Të shpresojmë që katërvjeçari i ardhshëm të jetë më i suksesshëm për të gjithë futbollin shqiptar.

© vllaznia.al