Arsen Hajdari rikthehet sërish “në shtëpi”. Firmos për Vllazninë

200

Pas një sezoni e gjysëm larg Vllaznisë, Arsen Hajdari rikthehet sërish “në shtëpi”. Ai për 18 muajt e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu. Do të ndodhë kështu pas kontratës që ka firmosur paraditen e sotme me administratorin e klubit z. Astrit Gjyrezi. Mesfushori- sulmues kishte disa ditë që kishte nisur stërvitjen me ekipin shkodran dhe ka arritur të bindë stafin teknik për aftësitë dhe formën fizike. Për këtë arsye, pjestarët e këtij të fundit kanë dhënë OK-in duke e përfshirë në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit. Nga ana tjetër, edhe marrëveshja financiare me administratorin e klubit nuk ka qenë e vështirë për t’u arritur dhe kësisoj është kaluar tek hedhja e firmës në kontratës. Arsen Hajdari në këtë mënyrë është futbollisti më i ri që i shtohet ekipit të Vllaznisë dhe pritet që me të, të tregojë vlerat më të mira sportive që ka shfaqur edhe në vitet e mëparshme.

© vllaznia.al