Arsen Sykaj: Me Rajoviç gjithçka OK në qendër të mbrojtjes

51

Pas tre sezonesh është krijuar sërish kjo dyshe, Blazho Rajoviç- Arsen Sykaj në qendrën e mbrojtjes së Vllaznisë. Të dy sëbashku ata duket se merren vesh mjaft mirë me njëri- tjetrin dhe për rrjedhojë skuadra funksionon ashtu siç duhet në prapavijë. “Me Rajoviç merrem mjaft mirë vesh dhe deri tani gjërat po shkojnë ashtu siç duhet. Të shpresojmë se do vazhdojë kështu edhe në të ardhmen dhe të pësojmë sa më pak gola në mënyrë që skuadra të arrijë rezultate positive”- ka thënë Sykaj. Megjithatë prova e rradhës për funksionimin e kësaj dysheje por edhe krejt skuadrës do jetë ndeshja e nesërme në Lushnjë. “Ne shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim një tjetër rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e rradhës. Jemi në formën e duhur dhe besoj se mund t’ia dalim”- ka thënë mbrojtësi 23 vjeçar I kuqebluve.