Asambleja e KF Vllaznia sh.a rimblidhet më 20 prill

228

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a bën të ditur se mbledhja e rradhës e Asamblesë së Përgjithshme të tij do të zhvillohet më datë 20 prill 2017, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, mbledhje kjo që nis në orën 10.00. Mbledhja e kësaj Asambleje siç dihet është e shtyrë nga data 30.03.2017 për mungesë kuorumi dhe do të ketë të njëjtin rend dite: 1. Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, të vitit 2014.
2. Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, të vitit 2015.
3. Emërimin e ekspertit kontabël të autorizuar dhe miratimin e skemës së shpërblimit.
4. Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të shoqërisë.
5. Miratimin e tarifave për nxënësit e Akademisë së Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a.
6. Miratimin e projekt buxhetit të shoqërisë për vitin 2017.
7. Miratimin e projekt statutit të shoqërisë KF Vllaznia sh.a.

© vllaznia.al