Bicaj: Kisha shumë emocione në këtë ndeshje të parë si kuqeblu

226

Stadiumi I ri dhe tifozët shkodranë presin një Vllazni më të fortë dhe prandaj duhet t’I përgjigjemi këtyre kërkesave me lojëra të bukura dhe rezultate positive. Kjo është deklarata e bërë nga ana e mbrojtësit të kuqebluve Ditmar Bicaj. Ndaj Kukësi ai ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë si futbollist I Vllaznisë dhe e pranon se ka patur emocione. Shtatëlarti I mbrojtjes e konsideron pozitiv barazimin me Kukësin dhe premton rezultate positive edhe në të ardhmen. “Luajtëm ndeshjen e parë ndaj Kukësit dhe morëm një barazim të merituar. Ndoshta nëse do të guxonim diçka më tepër, mund edhe të kishim fituar por duhet ta pranojmë se për ne ishte ndeshja e parë pas gati tre muajsh dhe nuk jemi ende aty ku duhet. Skuadra është e mirë, trajneri Cungu ka sjellë lojtarë cilësorë duke krijuar një grup kompakt dhe besoj se në të ardhmen do të marrim rezultate edhe më të mira. Kjo ishte ndeshja ime e parë me Vllazninë dhe të luash përballë tifozëve të mrekullueshëm shkodranë dhe në këtë stadium të ri, sigurisht që ishte emocionuese por kjo nuk mjafton sepse këto faktorë tashmë presin një skuadër shumë më të fortë që të mos i zhgënjejë prandaj duhet të punojmë fort për këtë gjë”- ka thënë ai. Ndonëse ka ende për t’u përmirësuar në repartin e mbrojtjes bashkë me Cicmil, e rëndësishme për Bicajn është se njëri nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, kroati Pero Pejiç nuk shënoi në portën e Vllaznisë. Kjo është positive dhe një garanci edhe për të ardhmen e skuadrës kuqeblu.

© vllaznia.al