Bushiç: I kënaqur që golat e mi po e ndihmojnë Vllazninë

221

Golat e shenuar ndaj Lushnjes te dielen ia ka dedikuar vajzes se sapolindur. Sulmuesi kroat Tomislav Bushiç mbi te gjitha eshte i kenaqur qe golat e tij i dhane fitoren skuadres me te cilen aktivizohet. Njekohesisht, ne nje prononcim per gazetaret pas ndeshjes ka bere te ditur se nuk ka objektiv fitimin e “kepuces se arte” por shenimin e sa me shume golave per Vllaznin“Jam shumë i kënaqur që golat e mi i shërbyen skuadrës për arritjen e fitores.Kaluam një momente jo të mirë në ndeshjet e fundit por pas kësaj fitoreje, mendoj se gjërat do ndryshojnë. Dedikimi? Në fakt goli i parë iu dedikua vajzës së sapolindur por meqë shënova dy gola, tjetrin po ia dedikoj djalit. Unë kam shënuar jo 9 por 10 gola megjithatë nuk e kam mendjen tek “Këpuca e Artë”.Për mua e rëndësishme është të shënoj dhe ta ndihmojë skuadrën për arritjen e objektivave që ka duke filluar që nga ndeshja e së mërkurës me Partizanin ku do të kërkojmë të kualifikohemi”. Golat e shenuar prej tij deri tani, kane qene shume deçisiv. Madje shumekush mendon se ku do ishte Vllaznia pa to. E rendesishme eshte qe skuadra shkodrane ka gjetur sulmuesin e saj i cili duhet te vazhdoje te shenoje ne menyre qe te ndihmoje skuadren per te ngjitur serish shkallet ne renditjen e kampionatit por per te shkuar sa me larg edhe ne Kupen e Shqiperise.

www.vllaznia.al