Charles Atsina është futbollisti më i ri i Vllaznisë

271

Skuadra e sezonit të ardhshëm gradualisht po merr formë. Asaj që nga dita e sotme i është shtuar zyrtarisht edhe një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për sulmuesin me origjinë ganeze dhe me pasaportë italiane Charles Atsina. Ai ka disa ditë që është në stërvitje me ekipin ndërkohë që pasditen e sotme ka arritur akordin me drejtuesit e klubit dhe më pas ka hedhur firmë në kontratë. Atsina do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri ndërkohë që kontrata ka edhe opsionin për shtyrjen e saj edhe për një sezon tjetër më pas. Në këtë mënyrë me marrjen edhe të këtij lojtari, skuadra tashmë duket më e plotë edhe në repartin e sulmit.
© vllaznia.al