Dritan Gjyrezi në Gjenevë për mbledhjen e rradhës të ECA-së

57

Menaxheri Dritan Gjyrezi, si përfaqësues I klubit të futbollit Vllaznia, ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Gjenevës së Zvicrës për të marrë pjesë në mbledhjen e rradhës të ECA-së, shoqatës së klubeve të futbollit të Europës ku ajo aderon prej më tepër se një viti. Mbledhja e sotme do të jetë e rëndësishme për këtë shoqatë sepse do ndërtohen grupet e ndryshme të punës për mbarëvajtjen e këtyre veprimtarive të shoqatës dhe Gjyrezi është propozuar nga klubi shkodran për të qenë pjesë e njërit prej këtyre grupeve të punës. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë pas mbledhjes së sotme.