Ekipi i Vllaznisë brenda dy ditësh niset drejt Malit të Zi për stërvitje

229

Klubi i futbollit “Vllaznia” informon se brenda dy ditësh ekipi do të udhëtojë drejt Malit të Zi për zhvillimin atje të një stërvitje 10 ditore në prag të nisjes së fazës së tretë të kampionatit. Në të njëjtën kohë, po punohet për gjetjen e ndonjë lojtari cilësor në merkato në mënyrë që skuadra të plotësohet pikërisht në pikat ku janë vërejtur dobësi gjatë gjysmës së parë të sezonit. Bashkia  Shkodër mbështet skuadrën e futbollit “Vllaznia” dhe kërkesat e stafit teknik gjatë gjithë periudhës se kampionatit në mënyrë që puna të zhvillohet në kushte optimale dhe “Vllaznia” të ketë rezultatet që të gjithë ne presim si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë.

© vllaznia.al