Fiton Vllaznia U-17 ndaj Partizanit, Vllaznia U-19 vetëm barazim

277

Në ndeshjet e djeshme të rradhës për ekipet e Akademisë Vllaznia, është arritur një fitore dhe një barazim. Ndryshe nga sa pritej, barazimin e ka arritur Vllaznia U-19 e cila kishte fituar 11 ndeshje rradhazi dhe dje është ndalur për herë të parë nga Partizani. Ndeshja e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” është ndjekur me interes por tek futbollistët shkodranë mesa duket u vërejtën shenja vetëkënaqësie e për rrjedhojë, ata për asnjë moment nuk dolën në lojën e tyre. Kjo edhe për meritë të Partizanit i cili shënoi shpejt me anë të Jaupajt por për vendasit ka barazuar Kabuni me 11-metërsh pak para përfundimit të pjesës së parë. Në të dytën, megjithë përpjekjet e të dy ekipeve për të shënuar sërish, kjo nuk ka ndodhur dhe në fund është rregjistruar barazimi 1-1. Në ndeshjen tjetër atë të 17 vjeçarëve, ka patur një bollëk golash, plot 7. Vllaznia ka fituar 4-3 ku ka rënë në sy mbi të gjithë sulmuesi Rubin Hebaj i cili ka qenë njeriu i ndeshjes. Ai ka shënuar tre gola, ka dhënë asistin e golit të katërt dhe ka ndihmuar ekipin e tij të arrinte fitoren e rradhës.

U-17
Vllaznia- Partizani 4-3
Vllaznia: Bajri, Rajçeviq (Rahova 60’), Miloti, Erkoçeviç, Kurtaj (Radovani 50’), Çela, Kraja (Mujaxhi 65’), Hebaj, Pusi, Kaçubaj, Dyca (Tula 50’). Tr: A. Volumi
Partizani: Ziri, Lame, Ngjela, Çela (Qurdedi 47’), Shehi (Qorri 41’), Bajrami, Kallaku (Tabaku 45’), Lala, Hima, Toska (Duka 70’), Vatnika. Tr: N. Çoçlli
Shënues: Hebaj 4’, 30’, 68’, Pjerrza 59’/ Ngjela 2’ (11-m), Bajrami 62’, 77’ (11-m)
Gjyqtarë: K. Prenga, E. Çuni, V. Nikolli (Laç)

U-19
Vllaznia- Partizani 1-1
Vllaznia: Sherri, Rustemaj, Nikaj, Fangaj, Hakaj, Çinari, Bala (Kukaj 81’), Myftia (Vecaj 46’), Dyca (Mehmetaj 86’), Hasani (Blinishta 59’), Kabuni (K. Hoxha 77’). Tr: S. Nikaj
Partizani: Selmani, Lila, A. Hoxha, Sulaj, Arbana, Qilimi, Bardhi (Lika 70’), Tahulla, Hasa (N. Hoxha 80’), Jaupaj (Baulli 89’), Marku (Vllahaj 83’). Tr: G. Tomori
Shënues: Kabuni 42’ (11-m)/ Jaupaj 5’
Gjyqtarë: K. Prenga, E. Çuni, V. Nikolli (Laç
Karton i verdhë: Dyca

© vllaznia.al