Florind Bardulla i grumbulluar me kombëtaren Shpresa

75

I vetmi futbollist që ka munguar në seancën e djeshme stërvitore të ekipit të Vllaznisë, ka qenë mesfushori Florind Bardulla, kjo ngaqë ai është grumbulluar nga trajneri Skënder Gega në rradhët e ekipit kombëtar Shpresa për ndeshjen e rradhës. Ai është I vetmi futbollist I grumbulluar nga rradhët e Vllaznisë. 20 vjeçari ka bërë një fazë të dytë të mirë në sezonin e kaluar ndërkohë që edhe këtë sezon e nisi si titullar tek kuqeblutë. Duhet thënë se skuadrës shkodrane asnjëherë nuk I kanë munguar futbollistët në ekipet kombëtare e kështu po ndodh edhe tani ndonëse me një numër më të reduktuar. Thirrja e Bardullës me Shpresat është një tregues edhe për drejtuesit e klubit shkodran dhe të Akademisë se duhet të përmirësojnë punën për rritjen e cilësisë dhe nxjerrjen e elementeve cilësore për ekipin e parë por edhe për ato kombëtare.