Futbollistët e Vllaznisë njihen me ndryshimet e fundit të rregullores së FIFA-s

273

Rregullat e reja të FIFA për arbitrimet, të lojës dhe sjelljet e futbollistëve në fushë dhe shumë gjëra të tjera që kanë nisur të aplikohen në futbollin europian që para Kampionatit Europian, sigurisht që duhet të bëhen të njohura edhe për futbollistët e kampionatit shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit pas seminarit të zhvilluar me abitrat, ka sugjeruar që të tilla seminare të zhvillohen edhe në klube. Për këtë arsye, KF Vllaznia duket se është i pari klub që hedh hapin në këtë drejtim. Paraditen e sotme, të gjithë futbollistët e ekipit të parë, stafi teknik i ekipit të parë por edhe atij B si dhe drejtues të Akademisë, për 90 minuta kanë ndjekur arbitrin Ditmar Jubica t’u tregonte për ndryshimet e fundit në rregullore. Jubica përmes një videoprojektori për 90 minuta me rradhë, përmes videove dhe shpjegimeve të ndryshme, u ka bërë të qartë pjesmarrëse se çfarë ka ndryshuar në rregullore së fundi dhe që duhet patur kujdes për të mos u ndëshkuar me pa të drejtë ose edhe për t’u favorizuar nga disa rregulla të reje loje. Nuk kanë munguar pyetjet nga ana e sportistëve por edhe e trajnerëve dhe sigurisht që tashmë ata janë më të qartë. Të tilla praktika me specialistë të kësaj fushe natyrshëm që janë të nevojshme dhe Vllaznia në këtë mënyrë është shembull për t’u ndjekur edhe nga ekipet e tjera.
© vllaznia.al