Hap i gabuar i Vllaznisë. Humbet 1-2 ndaj Laçit

211

Ndeshja e javës së 13-të të Superligës,ajo në mes Vllaznisë dhe Laçit, nuk ka shkuar në mënyrën e duhur për ekipin shkodran. Ndonëse takimi ka filluar ashtu si duhet, duke shënuar shumë shpejt, që në minutat e para me anë të Hasanit, futbollistët shkodranë nuk arritën ta administrojnë siç duhet këtë avantazh dhe në fundin e pjesës së parë, janë ndëshkuar me një 11-metërsh i cili u kthye në gol nga Reginaldo për laçianët. Pjesa e parë kësisoj është mbyllur në barazim 1-1. Në të dytën, futbollistët tanë u hodhën në sulm për të kërkuar medoemos golin e avantazhit por herëpashere gabuan në prapavijë, aq sa në minutat e fundit do të ishte Lushkja që do të shënonte edhe golin e dytë për miqtë. Përfundimisht 2-1 për Laçin. Një humbje që i ka prishur jo pak punë kuqebluve në ecurinë e tyre të mëtejshme në kampionat.
© vllaznia.al