Hidhet shorti, Vllaznia B pjesmarrëse në kategorinë e dytë

307

Vllaznia B do të marrë pjesë në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar në sezonin e ri. Ekipi i dytë i klubit tonë nis në këtë mënyrë një etapë të re e cila shpresojmë të jetë e suksesshme. Tashmë është hedhur edhe shorti i këtij kampionati që pritet të nisë në mesjavën e ardhshme dhe ekipi shkodran në javën e parë do të jetë pushim. Për të vazhduar pastaj javën e dytë duke pritur në “Reshit Rusi” ekipin e Luzit e më pas do të vazhdojë në këtë mënyrë ecuria me ndeshjet e njëpasnjëshme. Në këtë mënyrë, përveç Veleçikut dhe Adës, tashmë Veriu do të përfaqësohet edhe me një tjetër ekip në këtë kategori. Gjithsesi, sytë duhet të jenë të përqendruar tek Vllaznia B. Trajneri Ervis Kraja ka kohë që ka nisur stërvitjen me një grup futbollistësh, kryesisht të ardhur nga ekipi U-19 i Akademisë. Atij i janë bashkuar edhe dy futbollistë cilësorë siç janë Stivi Vecaj dhe Paulo Markolaj që natyrisht do të rrisin cilësinë e tij. Fakti që pesë futbollistë nga ekipi i parë lejohen të luajnë me B-në, është një plus më shumë dhe kjo mund ta bëjë atë ekip pretendent. Marrja pjesë e tre ekipeve të zonës së Shkodrës në kategorinë e dytë në mes 13 ekipeve pjesmarrëse, është një plus më tepër.
© vllaznia.al