Këshilli Bashkiak, 9 milionë lekë për Klubin e Futbollit Vllaznia

217

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak Shkodër është miratuar një fond prej 9 milionë lekësh të reja për Klubin e Futbollit Vllaznia. Miratimi i këtij fondi ka dalë si domosdoshmëri pas moszbatimit të kontratës nga ana e kompanisë “Gea Sport”. Për këtë të fundit, të gjithë këshilltarët kanë ngritur dorën dhe kanë miratuar nisjen e procedurave për prishjen e kontratës me të.Ndërkohë kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka i ka bërë thirrje biznesmenëve dhe donatorëve të ndryshëm për të kontribuar për Vllazninë sepse ajo ka nevojë për mbështetje në këto momente. Mbledhja është shoqëruar edhe me debate nga më të ndryshmet dhe sigurisht që të gjithë këto debate janë bërë me dëshirën e mirë për t’i dhënë zgjidhjen e duhur Vllaznisë. Dikush e ka quajtur pasuri kombëtare këtë skuadër, dikush tjetër ka qenë i gatshëm për të miratuar çdo lloj shume vetëm e vetëm që skuadra të ecë mirë. Pritet që brenda pak ditësh të mblidhet sërish Këshilli Bashkiak dhe të miratohet prishja e kontratës me “Gea Sport”. Njëkohësisht do shkarkohet tre anëtarët aktualë të Këshillit Mbikëqyrës dhe do zëvendësohen me pesë anëtarë të tjerë që pritet të jenë këshilltare.

© vllaznia.al