Këshilli Bashkiak miraton 4.5 milionë lekë për Klubin e Futbollit Vllaznia

237

Në mbledhjen e dy ditëve më parë, Këshilli Bashkiak Shkodër ka vendosur të miratojë një shumë prej 4.5 milionë lekësh që do të shkonte për Klubin e Futbollit Vllaznia për pagesat e sportistëve për periudhën tetor- dhjetor 2013. Ndonëse nuk ka qenë i pranishëm numri i duhur i këshilltarëve për të miratuar këtë gjë, është vendosur me unanimitet që miratimi i këtij fondi të bëhej me vendim qarkullues. Çka do të thotë se këshilltarët që kanë qenë prezent kanë firmosur në letër se janë dakord për këtë gjë ndërsa pjesa e munguar ka firmosur një ditë më pas. Ky fond ka shkuar për zgjerimin e kapitalit të shoqërisë aksionere Vllaznia. Me miratimin e këtij fondi tashmë gjërat shkojnë ashtu siç duhet për Vllazninë e cila është një nga klubet më korrekte në kampionatin shqiptar sa i takon pagesave. Nëse ditën e djeshme është vënë një gjobë, poshtë këtij vendimi ka patur edhe një premtim tjetër se nëse skuadra rigjen rezultatet pozitive, atëherë shuma e parave që do u ndalet tani, do t’u kompesohet në një mënyrë a në një tjetër. Gjërat kësisoj tek klubi shkodran po funksionojnë me shumë normalitet dhe kjo është pozitive.
© vllaznia.al