Klubi Vllaznia: Ja çmimet e biletave për ndeshjen me Kukësin

233

Shtyrja e ndeshjes ndaj Kukësit për ditën e enjte u ka dhënë mundësinë drejtuesve të klubit shkodran të kenë një ditë më shumë në dispozicion për të marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje të parë të këtij kampionatit. Ditën e djeshme janë publikuar edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje, bileta që kanë dalë në shitje menjëherë. Kështu, një biletë në tribunën qendrore, pikërisht në zonën VIP do të kushtojë 1 mijë lekë të reja ndërsa në tribunat A dhe B, po të tribunës qendrore, biletat do të kushtojnë nga 500 lekë. Ndërkohë, një biletë në tribunën përkarshi, në të gjithë sektorët e saj, D1, D2, D3 dhe D4, do të kushtojë 400 lekë të reja ndërsa çmimet e biletave në tribunat pas porte do të kushtojnë nga 200 dhe 300 lekë të reja. Siç shikohet, çmimet e biletave për këtë ndeshje të parë të këtij kampionati janë shumë të logjikshme dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur në këtë mënyrë që t’u japin mundësinë tifozëve shkodranë të jenë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Shitja e biletave ka nisur tashmë dhe sipas firmës që po merret me këtë proces, ka patur një interesim të madh të tifozërisë shkodrane, çka është shoqëruar me shitjen e një numri të konsiderueshëm biletash që këto dy ditë. Vllaznia natyrisht që nuk do ta ketë të lehtë ndaj Kukësit që mendohet të jetë pretendent për titullin kampion por natyrisht që kjo nuk do të thotë se ajo nuk do të kërkojë fitoren e kësaj ndeshje për t’I bërë një nisje të mrië kampionatit.
ÇMIMET E BILETAVE TE NDESHJES VLLAZNIA- KUKESI
Tribuna VIP 1.000 leke
Tribuna A 500 leke
Tribuna B 500 leke
Tribuna D1,D2,D3,D4 400 leke
Tribuna C1,C5,E1,E5 300 leke
Tribuna C2,C3,C4 200 leke
Tribuna E1,E2,E3 200 leke

© vllaznia.al