Konfirmohet mbërritja e tre futbollistëve uruguajanë në Shkodër

195

Vllaznia në prag të ndeshjes së hapjes të kampionatit, asaj që do të zhvillojë ditën e dielë me Kukësin në stadiumin “Loro Boriçi”, është në pritje të mbërritjes së tre futbollistëve uruguajanë. Ata mendohet se do të mbërrijnë në Shkodër paraditen e së dielës bashkë me presidentin Roberto Nava. Por megjithëse pritet të vijnë, këto futbollistë edhe për arsye procedurash nuk mendohet të jenë të gatshëm për të luajtur në takimin me kukësianët. Megjithatë e rëndësishme është që ata të jenë pjesë e Vllaznisë për të dhënë kontributin e tyre për pjesën tjetër të sezonit sepse kemi të bëjmë me futbollistë cilësorë, ndër të cilët, njëri prej tyre, pikërisht Sebastian Soza është një futbollist në pronësi të klubit Italian Palermo dhe do të vijë në Shkodër në formë huazimi. Ardhja e tyre duket punë mëse e sigurtë e këtë e tregon se fakti se drejtuesit  e skuadrës kuqeblu I kanë ndarë edhe numrat në fanellë që ata do të mbajnë. Kështu, sulmuesi Soza do të mbajë numrin 9 në fanellë, mesfushori Sebastian Rogriguez do të mbajë numrin 6 ndërsa mesfushori tjetër Xhorxhino Aguirre do të mbajë numrin 13. Nga ana tjetër, në listën e bërë publike nga ana e klubit Vllaznia të numrave të futbollistëve, rezulton të jetë lënë bosh edhe një vend për një portier I cili mendohet të vijë në fillim të javës së ardhshme. Kjo mendohet të jetë lista përfundimtare e ekipit për sezonin e ri futbollistik. Megjithatë ndaj Kukësit pasditen e së dielës në ndeshjen e parë, të gatshëm pritet të jenë nga të ardhurit vetëm mbrojtësi serb Mehmedoviç dhe mesfushori kosovar Shala.

www.vllaznia.al