Kryebashkiakja Ademi tjetër vizitë ekipit të Vllaznisë

212

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zonja Voltana Ademi, për të dytën herë Brenda pak ditësh ka takuar ekipin e Vllaznisë. Ka ndodhur kështu edhe mesditën e sotme, pikërisht një ditë përpara ndeshjes së parë të këtij viti, asaj me Skënderbeun. Në takimin që ka patur me sportistët dhe stafin teknik u ka uruar atyre suksese dhe njëkohësisht ka kërkuar nëse kanë ndonjë kërkesë që ajo mund t’ua zgjidhte. Gjërat duken se po shkojnë mbarë tek klubi shkodran dhe kryebashkiakja në prononcimin e saj për mediat, ka garantuar se institucioni që ajo drejton, do të vazhdojë ta mbështesë Vllazninë.E shoqëruar nga kryetari I Bordit Mbikëqyrës të klubit Vllaznia Shpëtim Quku dhe administratori Astrit Gjyrezi, ajo ka vëzhguar për disa minuta stërvitjen e kuqeblu e po ashtu edhe punimet e bëra ditët e fundit në fushën “Reshit Rusi” për sjelljen e saj në parametrat normalë.
© vllaznia.al